fbpx

Tragjike në Ksamil! Bie me kokë nga lartësia, vdes pushuesja në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Ksamilit, ku një 69-vjeçare ka humbur jetën.

Bëhet me dije se viktimë ka mbetur Kristina Cauli nga Berati, e cila është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi në plazh.

Ajo humbi jetën si pasojë e plagëve të shumta në kokë.

NJOFTIMI

Në plazhin e Ksamilit, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një mur, shtetësia K. Ç., 69 vjeçe, banuese në Berat, e cila ka qenë me pushime dhe e shoqëruar nga familjarët e saj.

Si pasojë e rrëzimit ajo ka marrë dëmtime në kokë dhe pas ndërhyerjes së mjekësve në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen.