fbpx

Tragjike në Vlorë/ Gruaja me depresion hidhet nga kati i 5-të, ndërron jetë në vend

a4f33f29589009ad93873997f355e4d2_L.jpg

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, ku një grua ka humbur jetën. Bëhet me dije se një 54 vjeçare është hedhur nga kati i 5-të i pallatit.

Sipas Policisë, më datë 26.09.2020, në lagjen “Pavarsia 2”, është konstatuar pa shenja jete shtetasja P.B., 54 vjeç, banuese në Vlorë. Kjo shtetase dyshohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet se është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303