Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Kosovë, ku për pasojë kanë humbur jetën nënë e bir. Bëhet me dije se ata të dy po ktheheshin nga pushimet. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka shprehur edhe ngushëllimet.
“Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, për dy familjarët e tyre, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku, rrugës gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë. Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurëve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të Institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”,- thuhet në njoftimin e komunës së Vitisë.

