fbpx

Tragjike, një 42-vjeçar ther me thikë 5 persona

11cef8a4b4dbb2e76429a22ece4c558b_L.jpg

Një 42-vjeçar i ka vënë flakën shtëpisë së tij, ku si pasojë e përhapjes së flakëve, shumë kalimtarë kanë nxituar për tu larguar nga vendndodhja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Seul të Koresë së Jugut, ku 5 persona u goditën me thikë nga autori, i cili u arrestua menjëherë nga autoritetet.

Mësohet se mes viktimave është edhe një vajzë e mitur 12-vjeçare.

Ndërkohë, 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit në flakë të apartamentit të autorit.

Ngjarja ka shokuar mediat e Koresë së Jugut, pasi ende nuk dihet arsyeja e therjes me thikë të 5 personave./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303