TË FUNDIT

Tragjike! Pacienti me COVID-19 hidhet nga kati i katërt i ‘Shefqet Ndroqit’, humb jetën

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ku një pacient i infektuar me koronavirus është hedhur nga kati i katërt.

Raportohet se viktimë ka mbetur një 65-vjeçar me inicialet M.H., i cili kishte vetëm dy ditë që ishte shtruar në spital.

Bëhet me dije se ai ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar.

Ndërkohë, ky është rasti i dytë brenda pak javësh, pasi kujtojmë se më 13 gusht, një i ri u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, duke ndërruar jetë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat