Tragjike/ Pesë ditë pas aksidentit, vdes sarandjoti, po drejtonte mjetin kur…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-2.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 5 ditë pas aksidentit, ka humbur jetën Latif Latifi, banor i fshatit Gjashtë.

67-vjeçari Latifi u plagos rëndë në datën 1 nëntor në aksin rrugor Shkallë-Livadhja, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”.

Automjeti që ai ishte duke drejtuar është përplasur me disa bagëti të imta, dhe si pasojë u plagos rëndë. Pavarësisht përpjekjeve, ai nuk mund t’i mbijetonte plagëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303