Tragjike! Po pastronte armën e shërbimit, oficeri i policisë vret pa dashje gruan

lidji.jpg

Një tragjedi ka ndodhur në familjen e një oficeri policie në Renti të Greqisë. Ai u përpoq të pastronte armën e shërbimit pa e ditur se kishte një plumb.

Mediat greke raportojnë se në atë moment arma u shkrep duke lënë të vdekur në vend bashkëshorten e tij. Incidenti tragjik u regjistrua pasditen e kësaj të shtune.

Një ekip policor shkoi menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike. Pas kryerjes së verifikimeve do të përcaktohet edhe shkaku i vërtetë i saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303