Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme, pasi kishte shkuar të peshkonte në Lagunën e Karavastasë, Divjakë.
Mësohet se viktima me iniciale A.SH., është goditur për vdekje nga rrufeja.
Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastas është gjetur pa shenja jete shtetasi A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 46-vjeçari ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).
Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.