Në orët e para të mëngjesit të sotëm Klement Qata ka dhënë shenja jete, po nuk mundi të mbijetojë, duke çuar në 28 numrin e viktimave.
Është shumë i vështirë vendi ku po bëhet e mundur nxjerrja e trupit të 34-vjeçarit.
Ndërkohë që edhe i ati nuk ka mundur të shpëtojë. Qata ishte kthyer nga Anglia tre ditë më parë.
Në rrënojat e pallatit në Thumanë, vijojnë kërkimet për trupa të tjerë.