Tragjike! Rrëzohet helikopteri, humb jetën basketbollisti Kobe Bryant

Apr 8, 2016; New Orleans, LA, USA; Los Angeles Lakers forward Kobe Bryant (24) reacts against the New Orleans Pelicans during the second half of a game at the Smoothie King Center. The Pelicans defeated the Lakers 110-102. Mandatory Credit: Derick E. Hingle-USA TODAY Sports

Një ngjarje e rëndë është shënuar në botën e basketbollit amerikan, ku ka humbur jetën legjenda Kobe Bryant

Sipas asaj që shkruan gjermania “Bild”, shkak është bërë rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonte ish ylli i NBA.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur nlë Kaliforni, ku 41-vjeçari po udhëtonte së bashku me 4 persona të tjerë në bordin e helikopterit të tij privat.

Bashkë me të kanë gjetur vdekjen edhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit.

Për fat të mirë, në bord nuk kanë qenë bashkëshortja e Bryant, 3 vajzat e tij dhe djali i porsalindur Capri.

Kobe Bryant është një ndër emrat më të mëdhenj të basketbollit botëror. Ai luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers duke fituar pesë tituj NBA dhe duke qenë 18 herë pjesë e All-Stars Game.

Ai u tërhoq nga basketbolli aktiv në vitin 2016.