Tragjike/ Rrëzohet mbi paralele dhe humb jetën

Një gjimnaste amerikane ka humbur jetën, pasi u rrëzua mbi paralele dhe ra në tokë më pas me kurriz.

Melanie Coleman, vetëm 20 vjeç vdiq si pasojë e dëmtimeve të pësuara në shtyllën kurrizore, duke bërë që të gjejë vdekjen gjatë së dielës.

E reja e cila jetonte dhe studionte në Connecticut, u rrëzua para syve të trajnerit, Thomas Alberti.

Trajneri i saj në gjendje shoku tha se, “Jemi të gjithë të tronditur, ishte një incident i rëndë dhe i paparashikueshëm. Melanie rrëshqiti duke bërë ushtrimet që bënte çdo ditë”.

Melanie Coleman, përveçse stërvitej si gjimnaste, studionte për infermieri në Southern Connecticut State University.