fbpx

Tragjike/ Shkrepet arma aksidentalisht, plumbi kap në kokë babë e bir….

do-2.jpg

Një ngjarje tragjike është shënuar në Indiana të SHBA-së. Një djalë 4-vjeçar dhe babai i tij u qëlluan në kokë pasi arma pa leje e burrit u shkrep aksidentalisht ndërsa ata të dy ishin duke luajtur në Bloomington.

Djali 4-vjeçari mbetet në gjendje kritike në një spital për fëmijë në Bloomington, ndërsa babai i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Bloomington, Indiana, kur arma e 36-vjeçarit goditi babë e bir në kokë.

Sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë vdekjet aksidentale me armë përbëjnë 1% të vdekjeve të përgjithshme në SHBA. Në vitin 2017, kishte 486 vdekje aksidentale me armë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303