Tragjike/ Shpërthen bombola e gazit brenda restorantit, 9 të vdekur

Një bombol gazi ka shpërthyer duke lënë 9 të vdekur në një restorant në lindje të Kinës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Dyangsu, ku ka pasur edhe shumë dëme të mëdha materiale.

Raportohet se nga shpërthimi mbetën edhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Më shumë se 200 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit kanë dalë në vendngjarje për t’i nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit. Zyrtarët lokalë kanë njoftuar se gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabilizurar tashmë, pasi ndodhen nën kujdesin e stafit mjekësor.