Tragjike/ Vdes 6-vjeçari në kopsht, po luante me prizën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht në Gjermani, ku një 6-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një prize të zhveshur me të cilën Antonio po luante.

Vogëlushi gjeti vdekjen në krahët e së ëmës dhe kjo situatë ka traumatizuar Frankfurtin.

Më i tmerrshëm është fakti se nëna e të miturit ka qenë e pranishme në momentin e rëndë, e cila nuk ka mundur ta shpëtojë dot të birin.

“Kisha shkuar për ta marrë djalin, kur pashë që duke vrapuar kapi një prizë që qëndronte varur për muri”, tregon ajo. Shkarkesa elektrike bëri që i mituri të humbasë ndjenjat.

Pavarësisht lajmërimit të ndihmës së shpejtë, i mituri gjeti vdekjen. Nëna e tij ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh në mënyrë që ta kthejë trupin e Antonios në Itali.