Tragjike/ Vret gruan dhe mban trupin e pajetë për 6 javë në furgon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida ku një burrë ka pësuar aksident me furgonin që drejtonte  ku me vete kishte edhe familjen e tij, bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij.

Pas aksidentit policia ka vënë  re që në furgonin e tij mbante era alkool, e në këtë kohë vetë shoferi i aksidentuar i ka kërkuar policisë të t’i vënë prangat.

E ndërkohë policia ka vënë re që brenda makinës ndodhej trupi i pajetë i gruas së tij, ku sipas ekzaminimeve ka rezultuar se ka vdekur 6 javë më herët.

Por ky është një rast delikat i raportuar nga Florida pasi gruaja e tij ishte shpallur e zhdukur, e pas zbulimit  të saj burri u arrestua, dhe ka deklaruar para policisë se në ç’vend i kishte fshehur trupat e katër fëmijëve të tij.

“Nuk e dimë se çfarë e ka shtyrë, por në kokën e tij ka diçka shumë të ligë që e ka nxitur për këtë krim, dhe si e tillë do të dënohet. Si baba, më është thyer zemra. Si polic, jam shumë i inatosur”, tha kreu i policisë.