fbpx

Traileri i filmit “Cruella” thyen rekorde për 24 orë

image-4.jpg

Disney ka publikuar trailerin e filmit “Cruella”, ku rolin kryesor në këtë film do ta ketë aktorja shumë e dashur për publikun, Emma Stone.

Aktorja amerikane do të portretizojë rolin e keqbërëses nga filmi “101 Dalmatët” të njohur si Cruella de Vill.

Në këtë film do të luajnë edhe aktorët e njohur Joel Fry, Paul Ëalter Hauser, Emma Thompson, Emily Beccham, Mark Strong dhe shumë emra të tjerë të njohur të botës kinematografike.

traileri i parë i filmit ka bërë “namin” në të gjitha platformat. Deri më tani është parë 71 milionë herë brenda 24 orësh, sipas një raporti të publikuar nga Deadline. Ndërsa hitet më të famshme të Disney si Maleficient: Mistess of Evil dhe Aladdin knë pasur më pak shikime, respektivisht nga 61.7 milionë dhe 60.8 milionë.

Filmi që pritet të dalë së shpejti në transmetim, është përmendur 265 mijë herë në rrjete sociale, duke ja kaluar Aladdin (228 mijë herë) dhe Beauty and the Beast (154 mijë herë).

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303