Trajtime natyrale kundër rënies së flokëve

Proven-Tips-How-To-Prevent-Hair-Loss.jpg

Rënia e flokëve paraqet problem serioz për shumë njerëz. Preparatet e ndryshme kozmetike shpesh mund të shkaktojnë rënie më të madhe të flokëve, në vend se të parandalojnë një gjë të tillë.

Në mënyrë qëtë liroheni nga ky problem, provojeni ndonjë nga këto trajtime natyrale, përzierje që mund t’i përgatisni në shtëpi, e të mos humbni shumë para dhe kohë.

Ja tri përzierje kundër rënies së flokëve:

Tundeni një të verdhë të vezës derisa të bëhet shkumë, shtoni një lugë të vogël rum dhe një lugë të vogël vaj ricini. Aplikojeni këtë maskë në flokë dhe masazhojeni lehtë kokën.

Rekomandohet që kjo masë të qëndrojë në kokë të paktën tri orë, por do të ishte edhe më mirë të qëndronte gjatë tërë natës.

Pastaj shpëlani flokët me ujë në të cilin keni shtrydhur lëng limoni.

Përsëriteni këtë tretman një herë në javë, derisa ta arrini rezultatin e dëshiruar.

Maska tjetër ka për bazë hithin. Hidhni 100 gr. rrënjë hithi në 1 litër alkohol prej 70% dhe lëreni masën të qëndrojë për shtatë ditë.

Pastaj hidheni përzierjen e fituar në një shishe të pastër dhe shtojani disa pika vaj ricini.

Me këtë përzierje duhet t’i masazhoni rrënjët e flokëve çdo ditë.

Dhe, për fund, edhe një ilaç natyral. Ziejini 100 gr. hithra në gjysëm litër ujë për 20 minuta. Mbulojeni enën dhe lëreni përzierjen të qëndrojë për tetë orë.

Pastaj kullojeni lëngun dhe shtojani 200 gr. uthull molle.

Masazhojini rrënjët e flokëve çdo natë me këtë maskë

/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303