fbpx

Transferimi i parregullt i të miturve, Manchester City sërish në telashe

Screenshot_6-4.jpg

Manchester City mund të ketë përsëri probleme me drejtësinë.

Kujtojmë që UEFA ka sanksionuar klubin anglez për mosrespektimin e fair-play financiar, por ai dënim u hoq më vonë nga CAS.

Gjithashtu në vitin 2011 ishte FIFA që dënoi “Qytetarët” për sa i përket transferimit të parregullt të të miturve dhe mesa duket kjo çështje po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes.

Sipas raportimit të “The Athletic”, bëhet fjalë për çështjen e Gabriel Fernando Morais Casseres. Braziliani u transferua te City në vitin 2011 kur ai ishte vetëm 14 vjeç, por problemi qëndron te babai i lojtarit.

Siç e zbulon dhe vetë ai, anglezët e prezantuan atë si një vëzhgues të rremë talentesh, punë për të cilën ai do të kishte marrë 1.120 euro në muaj nga shtatori i 2011 deri në qershor të 2012.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303