Transformimi i muzeut të artit në Korçë, Rama publikon videon

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të premteje një video me pamje nga  Muzeu i Artit të Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë, i cili u çel në dhjetor të vitit të kaluar.

Në Muzeun e rikonstruktuar, ekspozohen 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për të, ekspozitorë me elemente nga jeta e tij apo e kohës që jetoi.

Sipas kreut të qeverisë pas përfundimit të punës së rikonstruksionit ky është muzeu i pestë i ri i çelur në 5 vitet e fundit.

“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga Muzeu i Artit të Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë, muzeu i pestë i ri i çelur në 5 vitet e fundit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje nga Muzeu i Artit të Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë, muzeu i pestë i ri i çelur në 5 vitet e fundit, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 3 janvier 2019

 

Lër një koment