Transformimi i Qëndrës Shëndetësore nr.8 në Tiranë,Rama publikon videon për sot

Screenshot_10-8.jpg

Kryeministri  Edi Rama ka zgjedhur të përshëndesë mëngjesin e sotëm bashkëqytetarët duke iu uruar  një ditë të mbarë përmes  një video të publikuar në faqen e tij, ne Facebook ku tregohen pamjet e transformimit të Qëndrës Shëndetësore nr.8.

Në kuadër të projektit të programit qeveritar për rehabilitimin e 300 qëndrave shëndetësore në të gjithë vendin, përgjatë muaji të kaluar përfundoi puna për rikonstrustruksionin dhe rehabilitimin e Qëndrës Shëndetësore nr. 8, në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përshëndesë mëngjesin e sotëm bashkëqytetarët duke iu uruar  një ditë të mbarë përmes  një video të publikuar në faqen e tij, ne Facebook ku tregohen pamjet e transformimit të Qëndrës Shëndetësore nr.8, e cila duket se është rehabilituar plotësisht, në të gjitha ambientet, përfshi edhe rehabilitimin dhe pajisjet e reja në laboratoret e qëndrës.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë transformim të Qendrës Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan  Kryeministri Rama në Facebook

Qendra Shëndetësore nr. 8 në Tiranë është një prej 80 qendrave shëndetësore, që pritet të përfundojnë rehabilitimin e plotë të tyre brenda vitit 2018, në sajë të ndërmarrjes së reformës në shëndetësi,  për krijimin e  një standard të ri në ofrimin dhe shërbimin e kujdesin shëndetësor për qytetarët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303