Transplanti i zemrës së derrit tek njeriu “brenda 3 vitesh”

pig-heart-c05c69d.jpg

Zemra e derrit e modifikuar gjenetikisht mund të përdoret për transplant tek pacientët brenda tri viteve, sipas kirurgut pionier që kreu transplantin e parë të zemrës në Mbretërinë e Bashkuar.

Në 40-vjetorin e transplantit të parë të zemrës që rezultoi me sukses, , Sir Terence English tregoi për The Telegraph se brenda këtij viti po planifikon të zëvendësojë veshkën e njeriut me atë të derrit.

“Nëse prova ka rezultate të kënaqshme me veshkat e derrave tek njerëzit, atëherë është e mundur që zemra e derrit të mund të përdoret tek njerëzit brenda disa viteve”, tha kirurgu i kardiologjisë.

Anatomia dhe fiziologjia e zemrës së një derri janë të ngjashme me atë të një njeriu, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e terapive të reja.

Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë kanë zbuluar se përdorimi i një pjese shumë të vogël të materialit gjenetik të quajtur microRNA-199 në zemrën e dëmtuar nga një atak ndihmon në rigjenerimin e qelizave.

Burimi: The Guardian

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303