fbpx

Transporti ndërqytetës nis punën, Rama publikon videon dhe apelon për kujdes

Me rinisjen e punës së transportit ndërqytetës, Kryeministri Rama ka publikuar sot një video që tregon se si po punohet nën diktimin e rregullave për shkak të pandemisë. Rama apelon për kujdes.

“Terminalet dhe Transporti Ndërqytetas e Rrethqytetas janë rikthyer në punë me kujdes e respekt masash!

Me RËNDËSI mbetet vigjilenca nga të gjithë, sepse rreziku është prezent dhe mund të mbrohemi vetëm duke respektuar 🔴 Protokollet e Sigurisë!

Task-Forca e Transportit Rrugor vijon çdo ditë të jetë prezente në të gjitha terminalet dhe akset rrugore për kontroll e disiplinim ndaj paligjshmërisë”, shkruan ai.