fbpx

(EMRAT) Transportonin emigrantë të paligjshëm, 4 të arrestuar në Korçë

policia-1.jpg

4 persona janë arrestuar në Korçë pasi kanë transportuar emigrantë të paligjshëm me qëllim fitimin duke u premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Policia ka vënë në pranga 23 vjeçarin Kristi Ndoja, dhe 20 vjeçarin Xhoniel Qelemeni, banues në Korçë, të cilët janë kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, dy emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjatë ndjekjes, këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe prangosën.

Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çërravë, u kap 46 vjeçari me iniciale Melsi Kapedani, duke transportuar me mjetin e tij tip “Mazda”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu u bë ndalimi i të shpallurit në kërkim, Andrea Thanasi, 49 vjeç, banues në Durrës, i cili më datë 10.09.2020, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka braktisur mjetin tip “Ford Transit” në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, me të cilin po transportonte kundrejt fitimit gjashtë emigrantë të paligjshëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303