fbpx

Transportonin sirianë, policia arreston 2 persona, mes tyre një gardian burgu…

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar dy persona, mes tyre një gardian burgu, pasi u kapën në Gramsh, duke transportuar refugjatë sirianë.

Burime zyrtare nga policia sqaruan se, aksioni që çoi në ndalimin e tyre erdhi pas informacioneve të marra në rrugë operative se ata transportonin nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

E.Gj., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe S.H., 59 vjeç, banues në Gramsh, u vunë në pranga.

Arrestim i shtetasit E.Gj. u bë për veprën penale ‘Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve’, ndërsa arrestimi i shtetasit S.H. (punonjës policie në IEVP Peqin), i cili ka qenë me uniformë policie në momentin e arrestimit, u bë për veprat penale ‘Mbajtja pa të drejtë e uniformës’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.