fbpx

Transportonte 32 kg marijuanë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane mbrëmjen e djeshme (14 shkurt) për transportin e 32 kg marijuanë.

Shqiptari i cili ishte i njohur për autoritetet italiane po udhëtonte me furgon në provincën e San Marzano sul Sarno ku është pikatur nga karabinierët.

Ai është ndaluar dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjetën 31 pako me marijuanë.

Autoritetet arrestuan 36 vjeçarin nën akuzën e shpërndarjes së lëndës narkotike.