“Tre muskujtjerët e Ballkanit”, Edith Harxhi sulmon Ramën, Vuçiç e Zaev: S’mund të pranojmë nëpërkëmbjen e Kosovës nga tre “liderucë të korruptuar”

Screenshot_6-28.jpg

Edith Harxhi ironizon takimin e sotëm mes kryeministrit Edi Rama, homologut të tij Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke i quajtur “Tre muskujtjerët e Ballkanit”.

Në një postim në Facebook, Harxhi shprehet se tre liderët “mundohen të fshehin korrupsionin e tyre që po ju merr frymën tre popujve në Ballkan dhe ju bëjnë karshillëk SHBA-së dhe BE-së”.

Duke iu referuar refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për pjesëmarrje në këtë takim, ajo shton se nuk mund të pranohet nëpërkëmbja e e Kosovës nga “tre liderucë të korruptuar” që sipas saj shesin gjithçka për të mbijetuar

Postimi i Edith Harxhit:

Tre muskujtjerët e Ballkanit janë mbledhur përsëri me përrallat e tyre për Mini- Schengenin. Mundohen të fshehin korrupsionin e tyre që po ju merr frymën tre popujve në Ballkan dhe ju bëjnë karshillëk ShBA-së dhe BE-së.Ne nuk mund të pranojmë më nëpërkëmbjen e Kosovës nga tre liderucë të korruptuar që shesin gjithëçka për të mbijetuar.

Nuk mund të pranojmë një Yugosferë të re dhe kurrë nuk mund të shkojmë kundër interesave të Kosovës dhe çështjes sonë kombëtare. Përshëndes vendimin e Kosovës, Bosnjes dhe Malit të Zi për të mos u bërë pjesë e ketyre lojërave alla Hoxha-Tito.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303