Tre shenjat e horoskopit që mashtrojnë pak në dashuri

640-0-5deb9b87c5001.jpeg

Disa prej shenjave zodiakale janë të predispozuara të mashtrojnë pak në dashuri. Zbulo nëse bën pjesë edhe shenja jote në këtë listë.

Binjakët

Binjakët janë një shenjë shumë inteligjente dhe shkojnë mirë me të gjithë, dinë se çfarë duhet të thonë në çdo situatë dhe s’para qëndrojnë të heshtur. Mënyra e tyre e të ndërtuarit marrëdhënie është e thjeshtë dhe nuk kanë frikë të thonë ‘Të dua’ edhe nëse se ndiejnë vërtet. Ndonjëherë e thonë për të evituar problemet.

Luani

Luani është një shenjë shumë bujare dhe besnike, por është në gjendje të gënjejë sidomos kur partneri është një hap para tij. Nëse i thua ‘Të dua’ nuk e ka fare problem të përgjigjet ‘Dhe unë’, edhe pse nuk e ndien vërtet. Luani tenton të qëndrojë në një marrëdhënie edhe kur interesi për partnerin i është zhdukur.

Akrepi

Akrepi është një shenjë e apasionuar dhe shumë herë mund të jetë i nxituar në sjelljet e veta, mund të thotë fjalë të këndshme dhe të sjellshme, të bëjë deklarata dashurie sepse në atë moment  ndihet i lumtur. Por veç të tjerash, është edhe një shenjë shumë posesive, edhe pse nuk zotëron ndjenja të forta, mund të xhelozohet lehtë nëse dikush tjetër interesohet për partnerin e vet.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303