Tre shenjat që tregojnë se ka ardhur koha të ndaheni

Nëse jeni në dyshime se a duhet apo jo të ndaheni me partnerin, atëherë mos i dëgjoni të tjerët, por mbani parasysh se është vendim personal të cilin duhet ta merrni vetë.

Më poshtë keni disa prej shenjave për të cilat ekspertët thonë se shërbejnë si tregues të fortë që më mirë është të ndaheni:

A ka ofendime në lidhje?
Çdo çift bisedon – ose të paktën çiftet në lidhje të shëndetshme. Por nëse e gjeni veten në fjalë ku ka shumë ofendime, atëherë kjo është shenjë e një problemi më të madh.

A ju bezdis partneri?
Normalisht, kur shpenzoni sasi të konsiderueshme të kohës me dikë, ai/ajo ka predispozita të bëhet i bezdisshëm. Por, nuk e kemi fjalën për këtë lloj bezdie. Nëse partneri ju bezdis në jetën e përditshme për çdo gjë të mundshme, atëherë kjo është diçka të cilës duhet t’i kushtoni vëmendje.

A do t’i bënit gjërat më parë vetë sesa me atë?
Shpenzimi i kohës në vetmi është diçka tejet e çmueshme e cila na nevojitet të gjithëve. Por nëse filloni të dëshironi që të gjitha aventurat t’i bëni pa partnerin, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë.

A dëshironi të provoni ende?
Vetëm se jeni përgjigjur me “po” në pyetjet e mëparshme, kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se është koha të hiqni dorë nga lidhja. Pas këtyre, duhet ta pyesni veten: a dëshironi të përpiqeni ende? Çdo lidhje i ka të këqijat dhe të metat e veta. Por, nëse në fund të ditës të qenurit pa këtë person ju bën më të pikëlluar sesa kur jeni me të, atëherë ndoshta duhet të provoni ende.

Lër një koment