Tre të lënduar nga shpërthimi në universitetin e Lionit

3 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në tarracën e kampusit universitar të Lionit, në Francë.

Sipas informacioneve të “BFMTV”, zjarri ka rënë në tarracën e universitetit, më konkretisht mbi bibliotekën, ndërsa flakët janë përhapur thuajse në të gjithë godinën.
Sipas hetimeve paraprake, shkak i zjarrit mund të ketë qenë puna që po bëhej momentalisht, që ka shkaktuar edhe shpërthimin e 3 bombolave të gazit, që mbaheshin në tarracë.
Aktualisht, raportet e para flasin për një të lënduar lehtë, ndërsa persona të tjerë të pranishëm janë evakuuar nga vendngjarja./real-news.tv/