Fshihen në kamion për të shkuar në Itali

Tre persona nga Lezha dhe Mirdita dhe një i katërt nga Durrësi, u arrestuan nga policia kufitare në portin e qytetit bregdetar. Tre personat ishin futur në kamion për të kaluar në mënyrë të paligjshme dhe me dokumente të falsifikuara, në drejtim të Italisë. Policia arrestoi tre të rinjtë, A.Z. 23 vjeç, banues në Lezhë, M.Gj. 27 vjeç dhe B.T. 23 vjeç, të dy banues në Mirditë. Po ashtu, në pranga ra edhe shoferi i kamionit tip Scania, T.M. 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës

Tre personat e futur në kamion janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me  20 mijë lekë të reja gjobë secili.

Policia thotë se u sekuestruan kamioni, 1000 Euro dhe 4 aparate telefoni celular.

Gjithashtu nga kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy persona, L.K. 22 vjeçe e cila rezultoi me kartë italiane të falsifikuar dhe A.A. 56 vjeç, me leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

 

Lër një koment