fbpx

Tre të vdekur dhe nëntë të plagosur nga sulmi në Holandë

suspected.jpg

Ka shkuar në tre numri i të vdekurve si pasojë e të shtënave që kanë ndodhur sot në qytetin holandez të Utrehtit.

Tre persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur, pas një sulmi, ku një burrë ka shtënë me armë në drejtim të disa personave të cilët ishin duke udhëtuar në një tramvaj, në qytetin holandez të Utrehtit, shkruan BBC.

Policia thotë se po kërkojnë një 37 vjeçar me origjinë turke, të identifikuar si Gokmen Tanis.

Shkollat ​​janë mbyllur dhe siguria është rritur ndërsa policia po punon për të gjetur personin e armatosur.

”Nuk përjashtojmë mundësinë e një sulmi terrorist”-tha koordinatori i njësisë kundër terrorizmit Pieter-Jaap Aalbersberg, i cili shtoi se ende çdo gjë është e paqartë dhe se autoritetet po punojnë për të zbardhur ngjarjen./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303