fbpx

Tre vite pas ndarjes, Vin Veli tregon si i ka raportet me Bora Zemanin

Ish-çifti Bora Zemani dhe Vin Veli vazhdojnë të jenë në qendër të mediave rozë edhe pse po bëjnë tre vite të ndarë.

Së fundmi, si rrallëherë  ka qenë Vini që ka folur për moderatoren në një komunikim me “Live from Tirana”, ku u pyet nga gazetaret lidhur me temën: A duhet të jemi miq me ish-at?

“Për sa kohë ke një fëmijë, sigurisht që do mbash miqësi. Por edhe një çift që janë ndarë dhe nuk kanë fëmijë pse duhet të urrehen? Kur nuk ka funksionuar, thjesht nuk ka funksionuar. Ah, kur ka pasur tradhëti pastaj, varet…Edhe arsyeja e ndarjes ndikon shumë. Nuk mund të jesh i ftohtë, kur në një lidhje ka patur tradhëti. Unë jam shumë mendjehapur, nuk mbaj mëri ose hatërmbetje. Toleranca dhe mirëkuptimi janë shumë të rëndësishme në një marrëdhënie”, u shpreh Vini.

Kujtojmë që Bora tashmë është në një lidhje dashurie me aktorin e humorit, Donald Veshaj.