Tregtia SHBA-Kinë, ende asnjë marrëveshje mes dy vendeve

US_China_Relations.jpg

Ende nuk është arritur asnjë marrëveshje mes SHBA dhe Kinës përsa i përket tregtisë mes dy vendeve. SHBA ka deklaruar se çështje shumë të vështira mbeten pa zgjidhur.

Megjithatë përfaqësuesit amerikanë dhe ata kinezë vijojnë negociatat. Bisedimet e kësaj jave në Kinë synonin arritjen e një marrëveshje të re përpara se SHBA të aplikojë tarifa të reja më 1 mars.

Kina tha se negociatat do vazhdojnë në SHBA javën e ardhshme.

“Ne mendojmë se duhet të bëjmë përparime në çështje shumë të rëndësishme dhe të vështira,”-tha negociuesi i lartë tregtar i SHBA, Robert Lighthizer.

Megjithatë, ai shprehu besimin e tij për përparimin e bisedimeve.

Presidenti Xi Jinping shtoi se shpreson se bisedimet e javës së ardhshme do të “vazhdojnë për nxitjen e një marrëveshje reciproke të dobishme dhe të favorshme”.

Të dy vendet janë përfshirë në një luftë tregtare, duke vendosur tarifa prej miliarda dollarësh për mallrat e njëri-tjetrit.

Në dhjetor, Kina dhe SHBA ranë dakord për pezullimin e tarifave të reja për 90 ditë në mënyrë që të zhvillonin bisedimet.

Edhe presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar më herët se dëshiron që të arrihet një marrëveshje me Kinën./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303