fbpx

Tregu i Kombinatit problem i madh, reagon ashpër Rama: Nga e hëna nuk…

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të zbatohen rregulla të reja në tregun e Kombinatit, i cili ka hasur problematikë përsa i përkët dundjes së njerëzve për të blerë.

Përmes një njoftimi në facebook, kreu i qeverisë ka bërë me dije se në këtë treg, duke filluar që nga dita e hënë, ushtria nuk do të lejojë që të futen makinat, do të ketë vetëm një hyrje, në të cilën do të krijohet një tunel higjienik për t’u dezinfektuar, si dhe do vendoset një sinjalistikë për qytetarët, të cilët duhet të qendrojnë 2 m larg njëri-tjetrit.