27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Treni përplas autobusin në Nish, 3 të vdekur dhe 22 të plagosur

spot_img

Tre persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një fëmijë, dhe 22 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një treni me një autobus.

Sipas mediave serbe, aksidenti në afërsi të Nishit ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, kur treni që po bënte itinerarin Nish- Prokuple përplasi autobusin me udhëtarë.

Nga 22 të plagosurit, 6 prej tyre janë rëndë, ndërsa të tjerët janë transportuar në spitale ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Të paktën 10 të mitur dyshohet se janë ndër të plagosurit, pasi autobusi i cili u nda më dysh, po transportonte edhe nxënës shkolle.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat