Tri lidhje serioze në 6 muaj? Ja “viktimat” e miliarderit

Dizenjuesi i famshëm gjerman, Philipp Plein brenda një periudhe 6 mujore ka bërë  publike tri lidhje të cilat i ka konsideruar  ‘serioze’.

Në fillim Justyna Gradek, pastaj rikthimi tek ish-e dashura Morgan Brittany Osman, kalojnë pak ditë dhe një tjetër femër, Lucia Bartoli, rrëmben zemrën e Plein.

Të treja këto lidhje, që milioneri 41 vjeçar i ka konsideruar serioze dhe i ka bërë publike, i përkasin një harku kohor prej gjashtë muaj.

Lidhja me polaken Gradek nisi në shtator të 2018 dhe përfundoi në shkurt të këtij viti, ndërkohë që po atë muaj, ikona e industrisë së modës u rikthye me yllin e reality show, Morgan.

Por as romanca me Morgan nuk zgjati sa pritej, pavarësisht se Philipp la të kuptohej sërish në postime se ajo ishte “e duhura”, pasi u nda me të në qershor të 2019 duke shpjeguar se përshtateshin më mirë si miq se sa si çift.