Tritan Shehu: Nuk ekziston karantina, nuk mund të ketë masa pa transparencë në shëndetësi

Ish-ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu, në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, tha se nuk ka karantinë në Shqipëri.

Sipas tij, nuk mund të ketë masa pa transparencë në shëndetësi, dhe për të, nëse nuk tregohet, nuk ekziston karantina.

Tritan Shehu: Nuk mund të ketë masa pa transparencë në shëndetësi. Nuk po flasim për një bazë bërthamore të NATO-s. Këtu po flasim për sistemin shëndetësor, çdo gjë duhet të jetë transparente. Unë nuk them që ku është karantina, që nuk ekziston karantina. Përderisa nuk tregohet, se nuk ekziston. Ky është një mentalitet alla zhvejk, unë nuk tregtoj ku shkon ti.