fbpx

Tritan Shehu tregon bisedën me mjekun e prekur nga COVID-19

Në një lidhje direkte me News 24, ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu tha se mjeku Roland Xhaxho është shtruar sot në spitalin Infektiv.

“Ai është mjek dhe nuk i dihet se ku e ka marrë. Kam folur dje pasdite me te ne telefon dhe me tha se dyshonte se ishte prekur, pasi kishte disa simptoma. Sot ishte në spital. Gjendja e tij është e stabiluar, ai është nën kujdesin e kolegëve të tij. Unë kam folur disa herë me kolegët për Xhaxhon dhe ata janë optimistë për gjendjen e tij. Nuk i di detajet, nëse është çuar në spital me ambulancë. Ai është ndër reantimatorët më të mire në vend. Ai ka bërë dy degë. I jepte prioritet dhe me aparaturat. Ai u shtrua sot në spitalin e Infektivit. Rolandi mbrojti dhe një sërë temash shkencore. Vijoi punën e tij shkencore. Dhe ka shumë punë për të bërë për mjekësinë.”, tha Shehu.