fbpx

Tritol, armë e drogë, ndëshkohen tre ‘të fortë’

Screenshot_2-1.png

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Ndëshkimi i të fortëve’, është zhvilluar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit një operacion ku kanë rënë në pranga tre persona, dy prej të cilëve vëllezër.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në vijim të Forcës së Ligjit në Territor përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve në bashkëpunim dhe me Forcën e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit kanë ushtruar kontrolle në ambiente dhe në akset rrugore të kryeqytetit.

Gjatë kontrolleve u arrestuan në flagrancë Kastriot Gazidede, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe një person me inicialet S. G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues Kastriot Gazidede dhe pasagjer S. G., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Ndërkohë në vijim të këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i 45-vjeçarit, Lulzim Aruci, banues në Shtish. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 17 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol, 2 armë zjarri automatikë, 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këta shtetas do të hetohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/322422125216114/?q=policia%20e%20shtetit

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *