Tritol banesës së 22-vjeçarit nga Fushë-Kruja, Policia jep detajet…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Krujën në mesnatë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një sasi tritoli e vendosur jashtë rrethimit të banesës së një 22-vjeçari, ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303