Tritol makinës së Drejtorit të Hekurudhave në Durrës

dyrmishi.jpg

Makinës së Drejtorit të Hekurudhave Shqiptare, Ani Dyrmishi i është vendosur lëndë plasëse

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen nr 4, ku ai banon, pranë stacionit të Trenit dhe mësohet se makina ishte e parkuar.

Fatmirësisht, Dyrmishi ka pikasur lëndën plasëse para se të hipte në makinë, duke shmangur pasojat.

Nuk dihen ende autorët dhe shkaqet e vendosjes së tritolit, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Dyrmishi mban postin e drejtorit të Hekurudhave prej rreth një viti. Më herët ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Hipotekës.

scroll to top