Tritol makinës së Suad Licit, bëhet shpërthimi i telekomanduar

Forcat e specializuara xheniere, të mbërritura nga Tirana në Shkodër kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të pakos poshtë mjetit të administratorit të Vllaznisë Suad Lici.

Lënda plasëse tritol ishte rreth 150 gram. Sasia e tritolit është vendosur poshtë makinës së ish-futbollistit teksa ka qenë e parkuar në lagjen e tij ‘Ahmet Haxhia’.

Mësohet se Lici ka qenë shumë me fat pasi fitili është fikur dhe Lënda plasëse nuk ka shpërthyer.