fbpx

Tritol në oborrin e shtëpisë/ Zbardhet dëshmia e Polices, ja ç’tha ajo para kolegëve

polc.jpg

Është zbardhur dëshmia e oficeres së policisë Durrës, 34-vjeçares Ornela Buraku, e cila është sulmuar me tritol mbrëmjen e shkuar në Durrës nga persona ende të paidentifikuar.

“Nuk kam asnjë konflikt. Rrjedhimisht nuk kam asnjë dyshim se kush mund ta ketë hedhur lënden plasese dhe për çfare motivi. U trembëm shumë pasi shpërthimi ishte i fuqishëm. Shpresoj shume që kolegët që po hetojnë rastin të hedhin drite mbi këtë ngarje”, ka deklaruar 34-vjeçarja .

Për ngjarjen janë shoqëruar deri më tani 10 persona, për t’u marrë në pyetje, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmët e autorëve.

Sipas banorëve të zonës, kjo është hera e dytë në harkun e pak muajve që në lagjen 17/1 në zonën e ish-Kënetës është hedhur lëndë plasëse.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303