fbpx

Trokiti derë më derë/ Salianji tregon shqetësimet që ka marrë nga qytetarët: Duhet të marrë fund

ere.jpg

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji  ka trokitur sot derë më derë te qytetarët, ku përveçse i ka njohur me programin politik të PD, është njohur dhe me shqetësimet e mëdha të tyre.

 “Keqqeverisja rëndoi ekonomitë e familjeve shqiptare që po lëngojnë prej 8 vitesh! Menaxhimi i keq pas pandemisë e pêrkeqësoi!

Pikërisht, kur duhej të ishte në krah të qytetarëve të tij, shteti mungon! Nuk ekziston! Qytetarët janë të zhytur në borxhe sot duke marrë me listë ushqime dhe ilaçe!

Për 8 vite me radhë u rritën çmimet, u rritën taksat dhe kosto e jetesês por pensionet ngelën në vënd! Shumë familje mbijetojnë vetëm me pensionin e prindërve, borxhet ju kanë shkuar sa një mal!

Ky realitet duhet dhe do të marrë fund! Në 25 prill fiton Shqipëria! Fitojnë qytetarët shqiptarë”, shkruan Salianji.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303