Trondit Tom Cruise, 6 vite pa takuar vajzën..

Tom-Cruise-Estranged-Daughter-Suri-Katie-Holmes-Through-The-Years-pp.jpg

Tom Cruise është një nga aktorët më të famshëm e më të dashur të Hollivudit, por si baba, lë për të dëshiruar.

Prej 6 vitesh, ylli i “ Mission Impossible“ nuk ka asnjë kontakt me të bijën 12 vjecare, Suri,e cila është  vajza e vetme biologjike e aktorit ( Tom ka dhe dy fëmijë të adoptuar me Nicole Kidman).

Cila është arsyeja? Spekullime ka shumë, por revista Star pretendon se e ka gjetur arsyen e vërtetë. Sipas saj, shkaku që Tom është shkëputur nga Suri, është besimi i tij tek Shkencologjia.

Krerët e kishës, thotë Star, e kanë ndaluar të shohë fëmijën dhe ai nuk e ka kundërshtuar këtë vendim, ndonese sipas një personi të afërt, nuk e ka pasur të lehtë ta vërë atë në jetë.

Vogëlushja ndërkohë jeton në Nju Jork dhe Los Angeles me të ëmën, Katie Holmes, e cila ka fituar kujdestarinë e plotë të saj. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303