fbpx

Tronditëse në Greqi, nëna mbajti të izoluar në banesë për 42 vite të bijën! Vajza u gjet pas vdekjes së të ëmës

1655828453_larisa.jpg

Një histori mjaft dramatike doli në dritë pas zbulimit nga efektivët e policisë greke në qytetin e Larisas, pasi shkuan të zbardhin vdekjen e papritur të një pensionisteje 76-vjeçare.

Në banesë ata kanë gjetur edhe një 51-vjeçare, e cila rezulton të jetë e bija e pensionistes që ka ndërruar jetë, por që është mbajtur e izoluar në shtëpi nga nëna për plot 42 vite.

Korfuzi kërkon ujin e ‘Syrit të Kaltër’, Zhupa: Rama po bën gati marrëveshjen! Ministria: E pavërtetë
LEXO EDHE:
Korfuzi kërkon ujin e ‘Syrit të Kaltër’, Zhupa: Rama po bën gati marrëveshjen! Ministria: E pavërtetë
“Ajo që duam të sqarojmë është nëse kjo burgosje e fëmijës ka qenë e dhunshme apo e qëllimshme”, tha nënkryetari i Politikave Sociale të bashkisë së Larisës, kur u pyet nga mediat greke për rastin ekstrem.

Sipas informacioneve të protothema.gr, 51-vjeçarja është gjetur në një ambient normal dhe të pastër, ndërsa sipas vlerësimeve të para, ajo i përket njerëzve që kanë nevojë për mbështetje, pasi duket se është në fazën e autizmit. Synimi si i mjekëve që e kanë marrë përsipër ashtu edhe i shërbimit social të bashkisë së Larisës është t’i përgjigjen shumë pyetjeve që kanë lindur, pasi si lagjja ashtu edhe mjedisi më i gjerë familjar e dinin të vërtetën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303