Tronditëse në Laç/ Iu dogj fëmija 2 vjeç, flet babai i 8 fëmijëve: Isha në punë, më thanë se…

Në banesë ndodhej vetëm nëna e tij me vajzën disa muajshe, ndërsa i ati ishte duke mbledhur kanoçe për të siguruar ushqim për 8 fëmijët e tij. Shkaqet e zjarrit nuk janë zbuluar ende, por paraprakisht thuhet se i vogli ka ndezur një shkrepëse.

Ndërsa një fqinj tregon se ishte i pari që kur pa zjarrin vrapoi tek banesa e familjes Çoku me 10 anëtarë dhe nxorën nga rrënojat trupin e pajetë të 2 vjeçarit. Ai tregoi se kanë arritur të shpëtojnë nëna me vajzën 6 muajshe, ndërsa djali dy vjeç nuk arriti të dalë gjallë. Ndërsa 6 fëmijët e tjerë fatmirësisht kanë qenë në shkollë kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Familja Çoku është me origjinë nga Dibra dhe prej disa vjetësh ishte transferuar në Sanxhak të Kurbinit. Ata jetonin në kushte shumë të vështira në një banesë me qira dhe të ardhurat për 8 fëmijët dhe bashkëshorten i siguronte vetëm kryefamiljari duke mbledhur kanoçe.