Gazetari Erjon Skëndaj tha për News24 se pas 65-vjecarit, një tjetër pacient ka dashur të hidhet nga kati i 4-t i spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Mirëpo, pacienti është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Ndërkohë, mësohet se mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë pacienti 65-vjeçar M. H.
“65-vjecari ka shkuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur menjëherë në trajtim intensiv, ndonëse jo i intubuar. Ai është nga zona e Fushë Krujës, Laçit. Ka pas dhe një tentativë tjetër, të një presoni që është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Nëse nuk merren masa për një trajtim psikologjik të të sëmurëve mund të ketë edhe raste të tjera. Këta persona kanë nevojë për psikologë, për dikë që të dijë t’i qetësojë, t’iu japë shpresë se kjo sëmundje nuk është fatale”, tha gazetari.

