fbpx

Tronditet futbolli shqiptar, dënohet me 9 muaj burg kryetari i federatës

Ademi-Duka.jpg

Një lajm tronditës ka befasuar ditën e sotme opinionin sportiv në Kosovë.

Kryetari i Federatës së futbollit, Agim Ademi është dënuar me 9 muaj burgim efektiv nga Gjykata e Apelit. Më 5 korrik 2019 Agim Ademi dhe Muharrem Rama ishin shpallur fajtorë për veprën penale detyrim në tentativë.

Keshtu 7 muaj më vonë ,Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe avokatëve mbrojtës. Ky vendim ka ardhur saktësisht 1 muaj para se përfaqeuesja e Kosovës në futboll të zhvillojë ndeshjen e rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, në play-offin e Nations League.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303