fbpx

Tronditet Lushnja/ 41-vjeçari vritet me armë zjarri para banesës

Vrasja-Lushnje.jpg

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Shegas të Lushnjes. Viktimë e sulmit ka mbetur Qemal Halla, 41 vjeç.

Krimi ka ndodhur para banesës së Hallës, ndërkohë që nuk dihen ende detajet rreth ngjarjes në fjalë.

Sipas policisë shtetasi Qemal Halla ishte fermer dhe nuk njihej si person me precedent kriminal.

Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë së Lushnjës dhe FNSH.

Ndërkohë, raportohet se policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Në datën 09.10.2018, rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnje, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërrinte tek banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q.H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shtetasi Q.H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal.

Ekspertë të Hetimit të Krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave ende të paqarta.

Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të Hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Forca të shumta policie nga Komisariati i Lushnjes, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH Fier në vendngjarje.

Pika kontrolli dhe krehje zone nga forcat e Policisë për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *